'Meritë ka edhe Reja', Armando Cungu në Report TV: Sylvinho guximtar, Mitaj dhe Asani aty ishin


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Për "Studio Live" në Report TV me gazetarët Arbër Hitaj dhe Andi Kapxhiu, para ndeshjes foli trajneri Armando Cungu. Shkodrani ka vlerësuar punën e Sylvinhos, duke mos harruar edhe Edy Rejën.

"Nuk prisja të ishim këtu. Kur flas për shortin, Shqipëria ka pasur një grup jo të fortë. Nuk ka pasur koka grupi të vështira. Kemi shmangur Francën, Italinë, Gjermaninë. Çekia dhe Polonia janë në momentet e vështira të historisë së tyre. Për trajnerët, secili ka meritat e veta. Sa i takon Rejës, edhe ai ka meritat e veta. Sylvinho është i ri, pa eksperiencë, por me dëshirën për të punuar dhe për të dalë në treg. I pëlqen loja sulmuese. Nuk është trajner që mbron me shumë forca dhe nuk i lë gjë rastësisë as në sulm. Është një trajner guximtar që ka futur elementin e rinj, lojtarët kanë qenë aty, por nuk i ka futur njeri. Mitaj ishte aty, në çdo grupmoshë. Mos harroni edhe Jasir Asanin, që e kishte Partizani. Me vlera shumë të mira. Asllani që është evidentuar, ose ka marrë pak minuta. Edhe Bajrami po ashtu", tha Cungu.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Kombëtare spektakolare, Shqipëria fiton 3-0 me Çekinë dhe nis 'fluturimin' për në Europianin 2024


S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja