Merkato e bllokuar, Tirana shet edhe Albi Dokën! Shuma që arkëtuan bardheblutë

Merkato e bllokuar, Tirana shet edhe Albi Dokën! Shuma që arkëtuan bardheblutë

Albi Doka

Albi Doka është rikthyer sërish në Hungari, këtë herë si pjesë e Ujpest. 100 mijë euro kanë paguar hungarezët te Tirana, që përfiton kështu për herë të parë nga largimi i mbrojtësit.

I dalë nga akademia e bardhebluve, Doka ka luajtur më herët edhe te Gorica në Kroaci dhe Honved në Hungari. Tej largimit të një elementi të spikatur në prapavijë në mesin e sezonit, te Tirana nuk kanë bërë asnjë afrim në merkato dhe kjo për shkak se janë të bllokuar nga FIFA.

Borxhet ndaj ish-futbollistëve kanë bërë që te Tirana të shohin sërish një dritare transferimesh të bllokuar. Habi bën fakti që te Tirana nuk kanë shlyer ende pagat për të cilat janë dënuar, kur këtë janar përfituan të paktën 400 mijë euro nga shitja e Florent Hasanit te Rapidi në Rumani dhe Dokës në Hungari.

Këtë mungesë në organikë duket se do e vuajë trajneri Julian Ahmataj, që sheh një organikë të cunguar për arritjen e objektivave.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë