Merkel alarmon deputetët...për
makinat e parkuara në Bulevard

Merkel alarmon deputetët...për<br />makinat e parkuara në Bulevard
TIRANE - Vizita historike e kancelares Merkel nuk ka kaluar pa vëmendje edhe në komisionin parlamentar të Ligjeve, i cili ishte mbledhur për të diskutuar një sërë projektligjesh të rëndësishme. Gjatë mbledhjes, kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafa, u ka kërkuar deputetëve të largojnë makinat e parkuara jashtë Kryesisë së Kuvendit, që ndodhet përballë kryeministrisë, për arsye sigurie.

“Para se të fillojë projektligji tjetër kush ka makinën aty poshtë të shkoj ta heqë. Për efekt sigurie nuk do të ketë makina. Vazhdojmë se edhe njoftimi për makinën e bëri efektin. Edhe ti Vexhi ke makinë aty poshtë. Hajde Vexhi hajde se ti ecën në këmbë ngadalë ngadalë me qetësi vëlla. Dashi me biçikletë, ti në këmbë, Nard Ndoka me makinë,”- u shpreh Xhafaj.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Nard Ndokës, i cili është përpjekur t'i qetësojë me origjinën e tij fetare. “Unë jam demokristian, nuk jam i rrezikshëm,”- ka thënë Ndoka.
 
Batutat

Xhafaj: Tani këto për 24 muaj ka të drejtë relatori se 24 muaj për të nxjerr ca akte nënligjore ju? Po ca do bëni 24 muaj? 6 muaj thotë z. Majko dhe shumë i keni dhe ka të drejtë.
Manja: Do i çik afat se ka shumë biocid insekte.
 
Xhafaj: Para se të fillojë projektligji tjetër ku ka makinën aty poshtë të shkoj ta heqë për efekt sigurie nuk do të ketë makina.
Fino: Ça efekt sigurie, më i sigurt jam unë se Merkeli.
 
Xhafaj: Kush e ka makinën aty poshtë të iki ta heq...
(Ikin deputetët e PD)
 
Xhafaj: Vazhdojmë se edhe njoftimi për makinën e bëri efektin. Edhe ti Vexhi ke makinë aty poshtë. Hajde Vexhi hajde se ti ecën në këmbë ngadalë ngadalë me qetësi vëlla. Dashi me biçikletë, ti në këmbë, Nard Ndoka me makinë.
 
Ndoka: Unë me makinë s’jam problematik, jam demokristian unë.
Xhafaj: Tani ju gazetarët e morët lajmin, se ju këto pjesë keni qejf batutat se ça rëndësi kanë të tjerat. Ja mbushni gazetat, punë e madhe që do të bëhen koncesionet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)