Merkel-Bashës: Vlerësoj lidershipin
e treguar për reformën në drejtësi 

Merkel-Bashës: Vlerësoj lidershipin<br />e treguar për reformën në drejtësi 
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelaren Federale të Gjermanisë Angela Merkel.

Sipas Partisë Demokratike në fillim të bisedës zoti Basha e informoi Kancelaren Merkel për arritjen e konsensusit për draftin kushtetues të reformës në drejtesi.

Merkel e ka falenderuar Bashën për kontributin e tij dhe lidershipin e treguar në procesin e arritjes së konsensusit si një kontribut madhor për Shqipërine dhe shqiptarët.

Kancelarja gjermane ka shprehur bindjen se zbatimi me sukses i reformës ne drejtësi do të jetë një ogur i mbarë për integrimin dhe të ardhmen Europiane të Shqiperisë dhe e siguroi  Bashën për mbështetjen e saj të plotë dhe të gjithanshme.

Basha ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e jashtzakonshme të Kancelares Merkel dhe Gjermanisë ndaj Shqiperisë, në sfidat e rrugëtimit të saj Europian dhe në procesin e reformës ne drejtësi dhe e garantoi atë se Partia Demokratike do të vazhdoje të jetë promotore e të gjitha proceseve reformuese duke u udhehequr nga  parimet dhe vlerat Europiane.

'''Beteja e Partisë Demokratike në procesin e reformës në drejtësi ka qenë prej fillimit e deri në kurorëzimin e saj me sukses një betejë për standartet dhe parimet Europiane dhe Perëndimore të demokracisë, shtetit ligjor dhe për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut'', është shprehur Basha.

Ne këtë kuadër sfida me e madhe që Shqipëria ka perpara janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, theksoi Basha. Kancelarja Merkel e siguroi kreun e opozites shqiptare për angazhimin dhe ndihmën e saj dhe të Gjermanise për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike