Merkel: BE dëshiron të shmangë luftën tregtare me SHBA-në

Merkel: BE dëshiron të shmangë luftën tregtare me SHBA-në

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Bashkimi Evropian do të bëjë çdo përpjekje për të shmangur luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, por se edhe Uashingtoni duhet t'iu bashkohet këtyre përpjekjeve.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga BE-ja dhe është duke shqyrtuar vënien e të njëjtave edhe në makina dhe kamionë.

"Ia vlen çdo përpjekje për ta qetësuar këtë konflikt, në mënyrë që ai të mos shndërrohet në luftë të vërtetë. Natyrisht se përpjekje duhen bërë nga të dyja palët", tha Merkel.

Sipas saj, funksionimi i mirë i ekonomisë botërore varet nga vendet që punojnë së bashku si partnerë.

Bashkimi Evropian, nga 1 korriku, ka vënë tarifa hakmarrëse mbi eksportet në SHBA.

Presidenti amerikan, Trump, ka thënë se tarifat që ka ndërmarrë ai, janë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen