Merkel dhe Kurz ndajnë punën për trajtimin e emigrantëve

Merkel dhe Kurz ndajnë punën për trajtimin e emigrantëve

Angela Merkel dhe Sebastian Kurz

Përballë madhësisë së Afrikës, kancelarja gjermane Angela Merkel propozoi një ndarje detyrash brenda BE. I të njëjtit mendim ishte edhe homologu i saj austriak Kurz që kufijtë e jashtëm të BE të mbrohen më mirë.

Ka rëndësi që në temën e migrimit të vendoset një pikërëndesë te Afrika dhe të parashikohet këtu një ndarje pune, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin, para një bisede me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz. Ai njoftoi se si kryetar i Këshillit të BE do të organizojë në dhjetor një takim të nivelit të lartë BE-Afrikë. Në qendër të tij do të jetë jo vetëm migrimi, por edhe bashkëpunimi ekonomik. Qeveria Federale gjermane planfikon të mbajë në fund të tetorit në Berlin një takim të nivelit të lartë për Afrikën. 

Kurzi, i cili ka qenë gjithmonë kritik ndaj politikës së Merkelit për refugjatët, këtë të diel demonstroi harmoni. Së bashku synohet të çohet përpara sigurimi i kufijve të jashtëm të BE, tha ai. Ai e mbështet propozimin e Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker për ta zgjeruar agjencinë e mbrojtjes së kufirit Frontex që në vitin 2020 si në personel, ashtu edhe në kompetenca. Kurzi do të jetë që të mërkurën në Salzburg mikpritës i një takimi joformal të nivelit të lartë të BE për këtë temë. Planifikohet që Frontexi t'i mbështesë më tej shtetet anëtare të BE edhe për dëbime më të shpejta.

Në kundërshtim me Hungarinë

Frontex-i duhet të punojë në një mënyrë të tillë që varkat me refugjatët dhe me migrantët të mos nisen fare, tha Kurz. Merkeli përsëriti deklaratën e saj të së mërkurës se dëshiron më shumë kompetenca për Frontexin. Ajo pati shtuar edhe se shtetet e BE duhet të heqin dorë për këtë nga kompetenca nacionale. Kjo u kundërshtua me vendosmëri nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Krahas migrimit, në Berlin midis dy kancelarëve besohet se temë ka qenë edhe Brexiti. Për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Kurzi tha se një "Brexit i ashpër" duhet të pengohet me çdo kusht. Merkeli tha se BE duhet të flasë në Salzburg edhe për një plan veprimesh deri në zgjedhjet evropiane në maj 2019.

Pas vizitës te Merkeli, Kurzi do të flasë të hënën në Paris me Presidentin e Francës Emmanuel Macron./dw

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter