Merkel dhe Sarkozy duan shpejt
marrëveshje të re për euron

Merkel dhe Sarkozy duan shpejt <br />marrëveshje të re për euron
BERLIN- Gjermania dhe Franca sipas medieve duan të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje të re për stabilitetin e euros, mundësisht deri në fillim të gushtit 2012.

 Siç njofton gazeta "Bild", kancelarja Merkel dhe presidenti francez Sarkozy po marrin në konsideratë që pakti i ri i stabilitetet të miratohet fillimisht si marrëveshje mes shteteve.

Model për këtë do të jetë marrëveshja Shengen për heqjen e kontrolleve kufitare në BE. Planet do të prezantohen në samitin e ardhshëm të BE-së në 8 dhe 9 dhjetor në Bruksel.

Këto plane nuk janë konfirmuar në detaje. Një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha vetëm se Berlini dhe Parisi duan të paraqesin "përfytyrime të përbashkëta" në diskutimet para samitit të BE-së në 8 dhe 9 dhjetor. Merkel dhe Sarkozy në takimin e tyre të fundit në Strasburg, deklaruan se do të prezantojnë para samitit propozime konkrete, për një ndryshim të marrëveshjeve të BE-së.
BurimiL: dwelle

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës