Merkel: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropën e bashkuar

Kancelarja Angela Merkel është shprehur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në evropën e bashkuar. Këto komente Merkel i bëri para takimit të ardhshëm të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet të hënën.

Merkel tha se ishte e lumtur, që do të mund të drejtojë samitin edhe pse ai do të jetë virtual, i cili do ta lejonte atë të vazhdonte të punonte me krerët e shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor, i cili filloi në 2014 si pjesë e Procesi i Berlinit me iniciativë të Gjermanisë.

 “Ballkani Perëndimor është fqinji i drejtpërdrejtë i BE-së. Është një pjesë e Evropës ku plagët e luftës nuk janë shëruar ende dhe Gjermania është shtëpi për një numër të madh personash që vijnë nga ajo zonë. Është e qartë për mua se vendet e BE-së duhet të kenë një interes në zhvillimin paqësor në Ballkanin Perëndimor. për të mbrojtur praktikisht zhvillimin në atë pjesë të Evropës”, theksoi Merkel.

Merkel, theksoi se një nga arritjet më të mëdha të bashkëpunimit në rajon është arritja e asaj që nga shumë konsiderohej si mision i pamundur i feve dhe etnive të ndryshme.

“Është një kontribut praktik për paqen,” nënvizoi Merkel, duke shtuar se njohja reciproke e diplomave, bashkëpunimi në shkencë, si dhe përparimi në projektet e infrastrukturës, i cili u karakterizua nga hapa që çojnë në forcimin e shkëmbimeve ndërkufitare midis qytetarëve të rajonit dhe tejkalimin e paragjykimeve.

 

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 03/07/2021 17:21

    Hahahah ajo dihet ne vitin 2500 , pse tall b o zonje na lini te qete mos hapni panik kot pa lidhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë