BERLIN - Presidenti Françios Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë kërcënuar se do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë nëse dështojnë zgjedhjet presidenciale të Ukrainës që do të mbahen më 25 maj.

Në një deklaratë të përbashkët gjatë një takimi në zonën elektorale të kancelares Merkel në Gjermani, ata u shprehën se i trembeshin destabilizimit të mëtejshëm të gjendjes në Ukrainë, ndërsa referendumet lokale në lindje të Ukrainës që janë planifikuar të mbahen të dielën ata i quajtën të jashtëligjshme.

Dy liderët evropianë bënë sërish thirrje për reduktim të forcave ruse në kufirin ukrainas.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)