Për qeverinë gjermane faji i holokaustit nuk është i palestinezëve, siç deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, por faji është i Gjermanisë.
“Gjermanët e dinë historinë e nazistëve të cilët edhe shkaktuan Holokaustin. Këtë histori ne ua mësojmë fëmijëve në shkolla për një qëllim të mirë, që të mos e harrojmë. Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të ndryshohet këndvështrimi i historisë” deklaroi zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel.
Ka ngjallur reagime dhe kritika të forta, deklarata e djeshme e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sipas të cilit, ishin palestinezët ata që e bindën Hitlerin të shfaroste hebrenjtë.
Kryehistorianja e memorialit të holokaustit Yad Vashem Holocaust në Jeruzalem, profesoresha Dina Porat, tha se kjo deklaratë e Netanjahut është jo korrekte.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com