Merkel: Fluksi i refugjatëve u 
përdor për të infiltruar terroristë

Merkel: Fluksi i refugjatëve u <br />përdor për të infiltruar terroristë
Kancelarja Angela Merkel ka pranuar se një nga problematikat më të përfolura, atë emigrantëve gjatë mitingut të Partisë Kristiandemokrate në Zingst.

Mund të them se në një farë mënyrë se fluksi i refugjatëve është përdorur edhe për të infiltruar terroriste”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel .

Megjithatë, Merkel u shpreh se Europa është drita jeshile për të gjithë ata që jetojnë në pjesët më të varfra të botës. “Imagjinoni një vend si Togo, një shtet i vogël afrikan ku 75% e popullsisë ose 3 në 4 persona janë më të rinj se 25 vjeç. Ata do të mundohen të shkojnë diku tjetër, të shpërngulen dhe kjo sigurisht nuk është gjë e mirë për vendet e tyre e as për ne nuk është”, u shpreh Merkel.

Kancelarja Merkel nuk mundi t'i qëndronte larg edhe kryefjalës së bisedimeve të Bashkimit Europian, Brexit.

Ne kemi negociata të vështira me Britaninë, dhe ato nuk do të jenë të thjeshta. Kjo është pse ne si 27 vendet anëtare duhet të pyesim: Si duam të duket Europa tani?”, deklaroi Merkel. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin