GJERMANI- Kancelarja Angela Merkel kërkon të nxisë Gjermaninë dhe Kinën të bashkojnë forcat për të mposhtur pandeminë e COVID-19 dhe foli për mundësinë e një bashkëpunimi më të thellë mbi vaksinat.
Kancelarja ditën e djeshme ka zhvilluar një takim virtual me homologun e saj kinez Li Keqiang.
Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se dy vendet duhet të flasin hapur dhe në mënyrë transparente për prodhimin e vaksinave.
“Nëse është e mundur të bëhet edhe njohja reciproke e vaksinave kundër COVID-19.”, duke shtuarës kjo duhet të ndodhi me aprovimin e Organizatës botërore të Shëndetësisë.
Merkel gjatë fjalës së saj u shpreh se Kina dhe Gjermania duhet të bashkojnë fuqitë për të ndalur pandemisë e COVID-19.
Agjencia Evropiane e Barnave nuk e ka aprovuar për përdorim vaksinën kineze kundë COVID-19, megjithatë Hungaria ka qenë një ndër shtet evropiane të cilat e kanë përdorur për qytetarët.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 6 milionë njerëz në Gjermani kanë marrë 2 doza të vaksinës anti-COVID.
Ndërkohë gjithsej janë 19.5 milionë njerëz që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Kohët e fundit Gjermania është “në kthetrat” e valës së tretë të COVID-19. Për të parandaluar “vrullin” e infektimeve, disa ditë më parë, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka nënshkruar legjislacionin e ri të krijuar për të trajtuar pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 në të gjithë vendin.
Legjislacioni i ri i jep qeverisë federale kompetenca shtesë dhe përfshin masa të tilla si shtetrrethim gjatë natës dhe kufizim të kontakteve shoqërore.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.4%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3346
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinë, vajza bie nga 12 metra lartësi nga teleferiku mbi pistën e skive! Shikoni pamjet e frikshme
9 Janar, 13:46
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45
-
Greqi/ Virusi HMPV nuk po mbush vetëm spitalet në Kinë, zbulohet një rast edhe në Selanik
8 Janar, 08:53
-
Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit
7 Janar, 20:42
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri
7 Janar, 16:12
-
Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani
7 Janar, 08:35
-
Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në rajonin e Tibetit, humbin jetën të paktën 126 persona
7 Janar, 07:12
-
Virusi HMPV/ Mjekja Aurora Dollenberg sqaron për Report Tv: Absolutisht s'duhet të kemi frikë! Është përjashtuar rreziku i një pandemie
6 Janar, 20:59
-
Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, ekspertët: Nuk është si COVID-19, s’ka forcë për një pandemi! Në Hollandë u zbulua në 2001
6 Janar, 12:13
-
Dëmtohet vepra artistike për Palestinën, Muzeu gjerman: Veprim i motivuar politikisht, të hetohet
5 Janar, 12:36