BERLIN- Në prag të vizitës së kryeministrit Antonis Samaras në Berlin të mërkurën, kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë për gazetën greke “Kathimerini” në një intervistë se, ajo nuk mendonte se borxhi i Greqisë ka nevojë të ristrukturohet për një kohë të dytë.
Samaras do të jetë në Berlin për një takim mbi papunësinë e të rinjve. Merkel ka ftuar udhëheqësit dhe ministrat e punës e vendeve të BE-së për të rënë dakord se si të shpenzojnë 6 miliardë euro për të rinjtë.
Udhëheqësit europianë ranë dakord javën e kaluar për të lëvruar më herët këtë shumë nga buxheti 7-vjeçar për të ndihmuar të rinjtë që të gjejnë punë.
Megjithatë, kancelarja gjermane duke u përgjigjur pyetjeve mbi ekonominë greke sugjeroi se një hap i ri nuk do të jetë i nevojshëm për të bërë borxhin e vendit të qëndrueshëm.
"Greqia ka bërë përparime në sajë të reformave të orientuara nga qeveria e Samaras”, tha Merkel. “Unë pres që qëndrueshmëria e borxhit do të vazhdojë të jetë një e dhënë, vijoi kancelarja gjermane."
Për çështjen e papunësisë në mesin e të rinjve, Merkel e përshkroi atë si "ndoshta problemi më i ngutshëm me të cilat përballet Europa në kohën e tanishme", por këmbënguli se mënyra më e mirë për të trajtuar atë është nëpërmjet reformave strukturore.
"Paratë vetëm nuk do të jetë e mjaftueshme, ka shtuar Merkel por ne "Ne kemi nevojë për reforma inteligjente".
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com