Merkel-Hollande: Optimizëm dhe
unitet për çështjen e refugjatëve

François Hollande dhe Angela Merkel dhanë sot një mesazh optimizmi dhe uniteti përballë krizës së refugjatëve duke anashkaluar mosmarrëveshjet e së kaluarës, gjatë Këshillit të 18-të të ministrave franko-gjermanë veçanërisht konsensualë në Metz (lindje të Francës).

Gjatë konferencës së shtypit që përmbylli takimin e përvitshëm, presidenti francez përkujtoi qëndrueshmërinë dhe besimin e marrëdhënieve intensive dhe të vazhdueshme midis dy vendeve.

“Ne ndajmë të njëjtin vullnet për t’i dëshmuar Evropës drejtimin e duhur”, u shpreh ai.

Kancelarja ishte shprehur me humor ndaj kritikave të formuluara në mesin e muajit shkurt nga ana e kryeministrit francez, Manuel Valls për politikën e saj të hapur kundrejt çështjes së refugjatëve. Duke vizituar një kamp refugjatësh në Mynih, kreu i qeverisë franceze e kishte cilësuar se kjo politike nuk do të ishte qëndrueshme në  kohë. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari