Merkel i kundërpërgjigjet Trump për
Rusinë: Nuk duam luftë tregëtare

Merkel i kundërpërgjigjet Trump për<br />Rusinë: Nuk duam luftë tregëtare
Ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Zypries, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të kundërpërgjigjet ndaj legjislacionit për sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, pasi mund të dëmtohen çështjet biznesore të kompanive Perëndimore me Rusinë.
 
Në legjislacionin e ri që u miratua me shumicë votash nga Kongresi në SHBA, sanksionet përfshijnë edhe disa firma ruse të energjisë. Tashmë ky legjislacion pritet të nënshkruhet nga presidenti Trump.
 
Liderët evropian kanë thënë se sanksionet e reja do të dëmtonin ekonomitë e tyre. Dispozitat mund të ndikojnë në Evropë, ashtu që mund t’i lejojnë presidentit Trump të vendos sanksione ndaj bizneseve të Perëndimit, të cilat punojnë me Gazpromin e Rusisë.
 
“Shumë thjesht, në këto sanksione i konsiderojmë kundër ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Zypries, gjatë një interviste për gazetën Funke Mediengruppe.
 
“Amerikanët nuk mund të ndëshkojnë kompanitë gjermane sepse kanë interesa të biznesit në shtete të tjera”, ka shtuar Zypries.
 
Sigurisht që ne nuk duam luftë tregëtare. Mirëpo është e rëndësishme që Komisioni Evropian të marrë masa”, ka përfunduar ajo.
 
Sipas saj, Berlini i ka kërkuar disa herë Uashingtonit të mos përfshijë dispozita që prekin kompani evropiane, në kuadër të legjislacionit për sanksionimin e Rusisë, pas supozimeve se ky vend ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, për agresionin në Ukrainë dhe çështje të tjera./rel


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital