Merkel, Johnson, Macron: Irani përgjegjës për sulmin kundër rafinerive

Merkel, Johnson, Macron: Irani përgjegjës për sulmin kundër rafinerive

"Për ne është e qartë, që Irani e mban përgjegjësinë për këtë sulm", thuhet në një deklaratë të përbashkët të qeverisë gjermane, franceze dhe asaj britanike, që u publikua në Nju Jork. Në takimin e kancelares Merkel, kryeministrit britanik, Johnson dhe presidentit Macron në Nju Jork para fillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, u theksua se "nuk ka një shpjegim tjetër" për sulmet me dron kundër rafinerive të naftës në Arabinë Saudite para një jave. Në të njëjtën kohë Merkel, Macron dhe Johnson kërkuan një zgjidhje diplomatike për krizën e Gjirit Persik. Sulmet kanë bërë të qartë "nevojën e çtensionimit" të situatës.

Më parë ishte SHBA dhe Arabia Saudite që bënë përgjegjëse Iranin për sulmet kundër rafinerive të naftës në Hurais dhe Abkaik. Arabia Daudite deklaroi, se sulmet janë bërë më armë iraniane. Publikisht sulmin e morën përsipër rebelët Huthi në Jemen. Irani i mbështet ata në luftë kundër koalicionit ushtarak të drejtuar nga Arabia Saudite. Teherani e hedh poshtë përfshirjen në sulmet ushtarake.

Europianët paralajmërojnë Teheranin

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi daljen në mënyrë të njëanshme nga Marrëveshja Atomike me Iranin. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe bëjnë pjesë tek shtetet nënshkruese që duan ta shpëtojnë marrëveshjen. Në deklaratën e përbashkët ato edhe njëherë e shprehin mbështetjen për marrëveshjen. Por të tre shtetet europiane i bënë thirrje Iranit të respektojë plotësisht marrëveshjen dhe kërkuan që Irani të hyjë në negociata për një marrëveshje afatgjatë për programin atomik. Negociatat duhet të përfshijnë edhe çështjet e sigurisë rajonale dhe programin iranian të raketave.

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo falënderoi ndërkohë partnerët europianë, "miqtë e ngushtë" për mbështetjen në konfliktin me Iranin. "Kjo do ta forcojë diplomacinë dhe përpjekjet për paqen". Pompeo shkroi në twitter, se "i kërkojmë çdo vendi që t'i bashkohet dënimit të veprimeve nga ana e Iranit."

Debati në Nju Jork

Në sfondin e konfliktit mes SHBA dhe Iranit fillojnë në Nju Jork punimet e Asamblesë së Përgjithshme Kombëtare. Me interes pritet fjalimi i Donald Trump, si njëri nga të parët që do të mbajë fjalim. Vitin e kaluar Trump akuzoi Iranin se do të mbjellë "kaos, vdekjen dhe shkatërrimin".

Së fundmi presidenti iranian, Rohani para udhëtimit në Nju Jork ka bërë të ditur, se do të paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara një plan për "paqen afatgjatë" në Lindjen e Afërt. Donald Trump ka theksuar disa herë, se në konfliktin me Iranin ai mbështet një zgjidhje diplomatike. Trump e sheh si të mundur takimin me rohanin në kuadër të debatit të përgjithshëm të OKb-së, "për momentin" një takim i tillë nuk është planifikuar, tha ai në Nju Jork, por "nuk përjashtoj asnjëherë asgjë."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion