Merkel: Kohl një gjerman dhe
evropian i madh

Merkel: Kohl një gjerman dhe<br />evropian i madh
Gjermania në zi,flamujt janë ulur në gjysëm shtize dhe homazhet për arkitektin e bashkimit të vendit Helmut Kohl po vërshojnë nga të gjitha anët.

Angela Merkel e ka cilësuar si një gjerman dhe një evropian të madh njeriun që dikur ishte udhërrëfyesi i saj. Kreret e Bashkimit Europian përdorën Tëitterin për të përcjellë keqardhjen nga shuarja e  një njeriu të kthyer në mishërimin e unitetit gjerman dhe atij europian.

Me respekt të thellë flet për të ish lideri i solidarnoshit, Les Valesa.

Ndërsa i biri Walter Kohl thotë se Europës i nevojiten sot më shumë se njerëz si ish kancelari gjerman që qëndroi më gjatë në post.

Nëse shikoni situatën aktuale të Europës, do të kuptoni se njerëz me bindje dhe ide si ai i duhen shume kontinentit në këto momente”, tha i biri.

Vdekja e te atit e ka trishtuar shumë dhe Walter shprehur keqardhjen që nuk ishte pajtuar me të përpara se të ndërronte jetë. Mosmarrëveshje të vjetra i kishin mbajtur larg njëri-tjetrit. Kohl ishte për 16 vjet  Kancelar Federal i Gjermanisë, një çerek shekulli kryetar i CDU-së – e të gjitha këto flasin për një aftësi të pabesueshme për të rezistuar, një aftësi të habitshme për t’u imponuar, një dëshirë të çeliktë për pushtet, por edhe një fat demokratik në zgjedhje.

Katër herë u zgjodh në krye të ekzekutivit, një arritje politike imponuese e jetës së tij. Skandali i donacioneve ilegale për partinë e vet nuk arriti të zbehë që Kohl bëri në jetën e tij: shkroi historinë e në sytë e njerëzve do të mbetej gjithmonë politika që përfaqësonte njëkohësisht si ribashkimin e Gjermanisë, ashtu edhe Bashkimin e Europes.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024