Merkel: Krahasimi i Krimesë
me Kosovën është i turpshëm
Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti “të turpshëm” krahasimin që Moska i bën me Kosovën çështjes së referendumit për bashkim me Rusinë të Krimesë në Ukrainë. Kancelarja u tha deputetëve në parlamentin gjerman se është e turpshme për të krahasuar pavarësinë e Kosovës me referendum me pavarësinë e Krimesë
BERLIN - Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti “të turpshëm” krahasimin që Moska i bën me Kosovën çështjes së referendumit për bashkim me Rusinë të Krimesë në Ukrainë. Kancelarja u tha deputetëve në parlamentin gjerman se është e turpshme për të krahasuar pavarësinë e Kosovës me referendum me pavarësinë e Krimesë dhe i bëri thirrje Rusisë të ndalë veprimet e saj në Ukrainë ose në të kundërtën do të përballet me sanksione ekonomike.
“Në Kosovë kemi pasur vite kur bashkësia ndërkombëtare nuk kishte fuqi për të ndërhyrë, ndërsa Slobodan Miloshevic kreu spastrim etnik atje. NATO më pas vendosi të veprojë vetëm për shkak se Rusia vazhdimisht ka bllokuar çdo trysni të OKB-së mbi Serbinë” tha zonja Merkel. “Kjo situatë, – shtoi kancelarja gjermane, – nuk është në asnjë mënyrë e ngjashme me atë që po ndodh sot në Ukrainë”.
Merkel ritheksoi se është e turpshme për të krahasuar Krimen me Kosovën: ”Në qoftë se ka pasur shkelje të tjera të ligjit ndërkombëtar, Kosova nuk qenë një prej tyre. Veprimet e Rusisë në Ukrainë janë një shkelje e të drejtës ndërkombëtare”.
Presidenti rus Vladimir Putin në fillim të këtij muaji ka justifikuar vendimin për të dërguar trupa në Krime duke e krahasuar atë me ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë në fund të marsit të 1999. Putin u arsyetua se dëshironte të mbrojë rusët etnikë, që përbëjnë shumicën e popullsisë në gadishullin e Krimesë. Por, kancelarja Merkel tha se ky konflikt ka të bëjë me sferat e ndikimit dhe pretendimet territoriale dhe është përsëritje të veprimeve ruse gjatë luftës 2008 në Gjeorgji që përfundoi me dy rajone të Gjeorgjisë nën pushtimin rus.
“Në një fazë të pasigurisë së madhe në Ukrainë, Rusia nuk është duke vepruar si një partner i stabilitetit, por po përdor dobësi të fqinjit të saj për të avancuar interesat e veta. Kjo është zgjedhja e rrugës së forcës, në vend të zgjedhjes së rrugës së drejtë. Rusia po pretendon ta ndryshojw të drejtën përmes forcës. Kam frikë se ne duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë në zgjidhjen e këtij konflikti” tha ajo.
Kancelarja mohoi ndërkaq që të ketë ndonjë opsion ushtarak për të zgjidhur problemin e Krimesë, ndërsa foli për një qasje të re ndaj Rusisë: E para, ngrirjes së bisedimeve Bashkimi Europian-Rusi për lirinë e vizave dhe të tregtisë, që sipas saj tashmë është marrë. Një ndalim udhëtimi mbi shtetet perëndimore të Putinit është hapi i dytë. Hapi i tretë është ai i sanksioneve ekonomike. “Askush, – vijoi kancelarja, – nuk dëshiron të aplikohen këto masa dhe kjo është e qartë. Por, ne do të jemi të gatshëm dhe të vendosur për t’i shkuar kësaj rruge në qoftë se ajo është e pashmangshme. Kjo është rënë dakord ndërmjet të gjitha 28 shtetet e BE-së dhe në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n dhe partnerët e G7” pohoi zonja Merkel. Sipas kancelares së Gjermanisë, nëse Rusia nuk e ndryshon qasjen, nuk do të ishte vetëm katastrofë për Ukrainën, por kërcënim për ne si fqinjët e saj. “Rusia sistematikisht do të dëmtojë veten, ekonomikisht dhe politikisht” paralajmëroi kancelarja Angela Merkel.
Marrë nga RTK
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.8%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 45-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Goditja e grupit të drogës në Tiranë, një pjesë e të arrestuarve ishin taksistë, shpërndanin lëndën narkotike! Dozat shiteshin edhe me skuter elektrik
19 Shkurt, 10:48
-
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
19 Shkurt, 10:46
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve
19 Shkurt, 10:34
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë
19 Shkurt, 10:29
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28
-
Disfatë totale dhe eliminim, Berat Gjimshiti: Urime për Brugge, e vështirë të gjej fjalët
19 Shkurt, 10:12
-
Operacioni 'Blic 34'/ Goditja e rrjetit të shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Tiranë, arrestohet në Tepelenë 27-vjeçari i shpallur në kërkim
19 Shkurt, 10:07
-
Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi! Çështja i kalon gjyqtarit Engert Pëllumbi
19 Shkurt, 09:53
-
Operacion i përbashkët Itali – Shqipëri – Spanjë, 27 të arrestuar, 3 prej tyre në Vlorë! Droga transportohej me autobus! Ruhej në qendër azilkërkuesish nigerianë në Romë (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 09:52