Merkel: Kriza e refugjateve s'duhet 
të përsëritet, të ndalohet burka

Merkel: Kriza e refugjateve s'duhet <br />të përsëritet, të ndalohet burka
“Jo të gjithë refugjatët që hyjnë në Gjermani mund të qëndrojnë, edhe nëse shqyrtohen kërkesat e tyre për azil”, kështu u shpreh kancelarja Angela Merkel gjatë kongresit që partia e saj CDU po zhvillon.

Më tej Merkel shtoi se situata e jashtëzakonshme e vitit që shkoi nuk do të përsëritet dhe se nuk mund të tolerohet një krizë e dytë e euros.

Por një tjetër deklaratë që solli edhe shumë duartrokitje në sallë ishte pikërisht pasi kancelarja tha se në vend do të ndalohet burka. Ajo konfirmoi se do të ndalohet veshja e cila mbulon të gjithë fytyrën dhe se Gjermania nuk do të vlerësojë sheriatin, ligjin islamik.

Sipas saj nuk mund të krijohen shoqëri paralele. Mbështetja për ndalimin e mbulesës së plotë të fytyrës ka qenë në rritje në të gjithë Evropën pasi Franca u bë vendi i parë për të zbatuar një ligj të tillë në vitin 2011, e ndjekur nga Belgjika, Bullgaria dhe pjesë të Zvicrës.

Kancelarja më tej foli edhe për situatën në Siri duke shtuar se Aleepo është një turp për komunitetin ndërkombëtar pasi nuk arriti të gjejë një rrugëzgjidhje për ndihmat humanitare.

Merkel po rikandidon për një mandat të ri në krye të CDU dhe për një mandat të katërt si kancelare gjermane.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës