Merkel: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur pritshmëritë e Berlinit.

Kryeministri Zoran Zaev në prag të Samitit të Këshillit Evropian që duhet të mbahet në fund të qershorit në Bruksel, në të cilin pritet të merret vendim nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisin negociatat me BE, u prit sot në Berlin nga kancelaria  gjermane Angela Merkel.

Në delegacionin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut merrnin pjesë gjithashtu zëvendëspresidenti  për çështjet europiane, Bujar Osmani dhe ministry i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov. 
Kancelarja Merkel e informoi mikun nga Maqedonia e Veriut se Bundestagu do sjell vendim për lejimin e nisjes se negociatave për BE me Maqedoninë e Veriut në muajin shtator, në përputhje me procedurat e Gjermanisë për zgjerimin e Unionit.

Pas takimit, në një konferencën e përbashkët  për shtyp, Kancelarja Merkel tha se: “Maqedonia e Veriut me politikat e saj në Ballkan është një faktor i rëndësishëm për paqen. Qeveria e zotit Zaev është për tu pëgëzuar që së bashku me Kryeministrin grek Tsipras, I dhanëfund një konflikti të ftohtë, duke i hapur rrugën Maqedonisë së Veriut për tu antarësuar në NATO” Kancelarja theksoi gjithashtu se: “Maqedonia e Veriut I ka përmbushur pritshmëritë e Berlinit”

Në Konferencën e përbashkët, Kryeministri Zaev në takim tha se: Maqedonia e Veriut ka besim të plotë te kancelarja Merkel dhe mbështetë politikën e saj për procesin e zgjerimit, si dhe politikën e saj për Ballkanit Perendimor. Bindja jonë është e fuqishme se këtë vit do të fillojmë negociatatat për anëtarësim në BE dhe se do ti bashkangjitemi Serbisë dhe Malit të Zi”.

Ashtu si dhe Maqedonia e Veriut  edhe Shqipëria është në pritje të çeljes së negociatave. Për Kryeministrin Rama: Shqipëria i ka përmbushur detyrime dhe detyrat e shtëpisë. Ne jemi besimplotë se bisedimet do të nisin shpejt. Tani çdo gjë varet nga politikat e brendshme të familjes europiane.

Në takimin e fundit me Kancelaren Merkel, në Samitin e Berlinit, Kryeministri Rama tha se Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim"./Përgatiti Ilir Çuçi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë