Merkel mbron vendimet e saj për furnizimet me gazin rus: Edhe gjatë Luftës së Ftohtë kanë furnizuar me energji

Merkel mbron vendimet e saj për furnizimet me gazin rus: Edhe gjatë Luftës së Ftohtë kanë furnizuar me energji

Ish kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka mbrojtur vendimet që ka marrë për blerjen e gazit natyror nga Rusia, sa ka udhëhequr Gjermaninë.

Duke folur nga Lisbona, Merkel ka thënë se “ju gjithmonë veproni varësisht në kohën që jeni” dhe që nuk pendohet për vendimet e saj.

Ajo ka thënë se është e qartë që Gjermania ka pasur nevojë për shumëllojshmëri të furnizuesve të energjisë, teksa ka nisur të heqë dorë nga prodhimi i energjisë bërthamore dhe asaj me thëngjill.

Merkel ka thënë se “sipas perspektivës së asaj kohe, ka qenë shumë racional dhe i kuptueshëm furnizimi përmes gazsjellësve, përfshirë atyre rusë, që kanë bartur gazin në çmim më të lirë sesa vendet tjera në botë”.

Sipas saj, “edhe në kohën e Luftës së Ftohtë, Rusia ka qenë furnizuese e besueshme e energjisë”.

Merkel e ka udhëhequr Gjermaninë nga viti 2005 e deri në fund të dhjetorit të vitit 2021.

Gjatë kohës sa ka qenë në pushtet, gazsjellësi Rrjedha Veriore 1 ka bartur gazin drejtpërdrejt nga Rusia në Gjermani, përmes Detit Baltik.

Qeveria e saj e ka miratuar edhe gazsjellësin paralel, Rrjedha Veriore 2, pavarësisht kundërshtimeve të shteteve në qendër dhe lindje të Evropës, si dhe Shteteve të Bashkuara.

Rrjedha Veriore 2 nuk është funksionalizuar kurrë, sepse kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka ndalur procesin e certifikimit të gazsjellësit, pak para nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

“Ky sulm brutal i Rusisë përbën ndryshim, përbën pikë kthese, dhe Qeveria e re, natyrisht se duhet të merret me të, dhe është duke vepruar ashtu”, ka thënë Merkel.

Gjermania është duke punuar për të ulur varësinë ndaj gazit rus, prej nisjes së luftës në Ukrainë, derisa Rusia i ka zvogëluar furnizimet drejt Gjermanisë – përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 – prej muajit qershor.

Moska ka cituar probleme teknike për zvogëlimin e furnizimeve, por zyrtarët gjermanë kanë thënë se arsyetimet e saj shërbejnë si mbulesë për motivin politik.

Të enjten ajo e ka bërë të qartë se mbron vendimin e saj të vitit 2011, për të ndalur punën e reaktorëve bërthamorë në Gjermani deri në fund të vitit 2022, dhe se nuk komenton debatin brenda koalicionit të Scholzit, nëse puna e tyre do të vazhdojë përtej asaj date.

Centralet bërthamore në Gjermani. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë