BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar sot, Tomisllav Nikoliçin për zgjedhjen në postin e kryetarit të Serbisë.

“Shpresoj se do të veproni fuqishëm për të vazhduar integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Gjermania do të jetë partner i besueshëm i juaji në zbatimin e reformave të nevojshme”, thuhet në telegramin e zonjës Merkel.

Gjermania ka qenë njëri nga zërat më të fuqishëm që i ka bërë thirrje presidentit të deritashëm të Serbisë, Boris Tadiç, të zhbëjë institucionet serbe në veri të Kosovës.
(b.a/shqiptarja.com)