Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel në një video mesazh të publikuar në faqen e qeverisë gjermane, thotë se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë. “Në Ballkanin Perëndimor do të ketë paqe nëse ka perspektivë Evropiane”, shprehet Merkel duke theksuar se, historia e Evropës është e lidhur me historinë e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu Kancelaria përmend dhe 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore. Por nga ana tjetër ajo ka shtuar se disa vende të rajonit janë ende shumë larg BE-së. Në mesazhin e saj, Merkel veçon se Berlini nuk e kundërshton zgjerimin e BE-së dhe shton se Gjermania insiston vetëm tek plotësimi i kritereve ekzistues. Si një prej çështjeve kryesore ajo përcakton zbatimin e ligjit. Merkel ka bërë të ditur se në fund të muajit gusht, Gjermania do të thërrasë në një konferencë të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku do të bëhet e qartë se Berlini do t’i mbështesë për një të ardhme të përbashkët.
/Shqiptarja.com












