Kryeministri Hashim Thaçi mori sot një letër nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në këtë letër, sipas njoftimit që ka bërë Thaçi në rrjetin social Facebook, thuhet se Merkel është fokusuar tek normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë letër, sipas Thaçit, Merkel jep një mesazh të qartë për të nxitur bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor me institucionet europiane, si dhe për të realizuar angazhimet e ndërmarra në sferën politike dhe në projekte konkrete infrastrukturore rajonale.
Sipas Agjencisë KosovaPress, Thaçi, në shkrimin e tij në Facebook, ka falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen bujare dhe të shumëfishtë që Gjermania është duke i dhënë Kosovës dhe rajonit.
Thaçi ka siguruar Merkel se "Kosova do t'u përmbahet me rigorozitet angazhimeve ndërkombëtare të ndërmarra në marrëveshjet e firmosura deri tani dhe do të vijojë të përpiqet për të siguruar fqinjësi të mirë nëpërmjet rrugës së dialogut".
ATSH
/Shqiptarja.com