Merkel: Nuk habitem nëse Serbia
hap një konflikt të ri në Ballkan

Merkel: Nuk habitem nëse Serbia<br />hap një konflikt të ri në Ballkan
Berlini zyrtar po shqetësohet nga dita në ditë për orientimin e Serbisë ndaj Rusisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka qënë kësaj radhe e drejtpëdrejt me Beogradi, që duket se zhvillimet e fundit e kanë shqëtësuar pa masë.
 
Duke folur për situatën në Ukrainë ajo tha se askush nuk e kishte menduar që 25 vjet pas rënies së murit të Berlinit, mund të asistonte në një konflikt të tillë.  Sipas kancelares gjermane nuk do të ishte habi nëse Serbia do të ishte vendi I rradhës që do të niste një konflikt. 

“Nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Këtu flitet edhe për Moldavinë, Gjeorgjinë, dhe nëse vazhdon në këtë mënyrë dikush duhet të fillojë të pyesë veten për Serbinë, për vendet e Ballkanit perëndimor”, deklaroi Merkel.
 
 
Kancelarja Merkel theksoi se mënyrat e vjetra të të menduarit në sferat e influencës, të cilat anashkalojnë ligjet ndërkombëtare nuk duhet të pranohen.
  
Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se BE mund të vonojë hapjen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në qoftë se vendi vazhdon në pozicionin e tij të mos vendosë sanksione ndaj Rusisë.

E përditshmja serbe “Danas” shkruan se "burimet diplomatike" i kanë thënë se kjo mund të jetë një mënyrë për të goditur politikën e jashtme të Serbisë.
 
Komisioneri i BE për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë në BE,  Johannes Hahn, i cili do të mbërrijë në Beograd më 20 nëntor, i kërkoi Serbisë javën e kaluar që të mbështesë sanksionet e BE-së  ndaj Rusia.


Redaksia Online
(shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat