Merkel për Brexit: Britania të mos
ketë iluzione për lëshime evropiane

Merkel për Brexit: Britania të mos<br />ketë iluzione për lëshime evropiane
Në prag të një takimi të 27 shteteve anëtare të BE në Bruksel të shtunën, kancelarja Angela Merkel e informoi Parlamentin gjerman, Bundestagun për qëndrimin gjerman për Brexitin. Mesazhi i saj njëkohësisht u drejtohej edhe shteteve të tjera.

Kancelarja e paralajmëroi Londrën që të mos presë një marrëveshje, që do ta privilegjonte Mbretërinë e Bashkuar. "Një shtet i tretë nuk mund të shijojë të njëjtat avantazhe ose të pozicionohet më mirë se një shtet anëtar i BE", tha Merkeli. "Unë kam ndjesinë se disa njerëz në Britani kanë iluzione në këtë drejtim. Po ata po e humbasin kohën kot." 

Kjo fjali u prit me duartrokitje në Bundestag. Merkeli tha se është një sfidë e madhe për BE, shkëputja e marrëveshjeve me Britaninë e Madhe, të lidhura në 44 vjet anëtarësi të Britanisë në BE. Por kjo duhet të ndodhë përpara se të lidhet ndonjë marrëveshje e ardhshme midis Britanisë së Madhe dhe BE.

"Synimi ynë është që të arrijmë marrëveshjen më të mirë për Evropën dhe qytetarët e saj." Merkeli shtoi se negociatat mund të nisin seriozisht vetëm pas zgjedhjeve parlamentare britanike në 8 qershor.

Në të njëjtën kohë, Kancelarja gjermane tha se Gjermania dhe BE janë të interesuar për një Britani të Madhe të fortë dhe në mirëqënie. Interesa të përbashkëta BE dhe Britania e Madhe kanë në fushën e biznesit si dhe në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Kancelarja gjermane përshëndeti njëkohësisht si shenjë fuqie të Evropës që në negociatat për Brexit po ruhet një linjë e përbashkët dhe asnjë shtet nuk ka nisur "negociata paraprake" me Londrën.DW

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë