Fërkime midis kancelares Merkel dhe presidentit Macron për vendet kyçe në BE, është ky titulli i artikullit të botuar në gazetën e përditshme ndërkombëtare me seli në Londër, ”Financial Times”, artikull i cili trajton tensionet midis dy kryeqyteteve, tensione që komplikojnë zgjedhjen e pesë emrave që do të jenë në krye të institucioneve europiane gjatë pesë viteve të ardhshme.
Për ”Financial Times”: “fërkimi franko-gjerman është parathënie e një marrëveshje të mundshme mes dy figurave kryesore të politikës europiane mbi udhëheqjen e ardhshme të BE-së ose shenjë se si mosmarrëveshjet mund të helmojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve”.
Sipas të përditshmes, në tavolinë ka disa opsione që mund të “thyejnë bllokimin”. Midis tyre është opsioni që sheh “progresistët e Macronit të marrin Komisionin Europian, për herë të parë që nga vitet 1990 , ndërsa Berlini do të kënaqet me poste të tjera, duke përfshirë edhe Bankën Qëndrore Europiane". Në këtë kontekst, liberalja daneze Margrethe Vestager, shihet si një “kompromis i vlefshëm”.
Një tjetër alternativë për kompromis është se Gjermania dëshiron të mbajë kreun e Komisionin Europian ndërsa Macron dhe aleatët e grupimit Liberal të mbajnë postet e tjera, në këtë mënyrë, një francez mund të kthehet në drejtimin e Bankës Qëndrore Europiane.
Po sipas ”Financial Times”, një tjetër kompromis, që duket dhe më i besueshmi, do të ishte emërimi i Merkelit si presidente të Këshillit Europian./Përgatiti Ilir Çuçi
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas takimit me Macron, Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
9 Nëntor, 09:04
-
Alarmi i Ali Ahmetit: Po rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut! Letër Ramës, Begajt, Kurtit, Osmanit e liderëve botërorë
27 Tetor, 19:00
-
“Wir schaffen das”: Jehu i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor
27 Tetor, 18:26
-
Konferenca e Parisit: Një miliard dollarë për Libanin nga komuniteti ndërkombëtar
24 Tetor, 18:37
-
Konferenca e Parisit/ Macron akuza Netanyahut: Nuk e mbroni qytetërimin duke mbjellë barbarizëm, lufta të përfundojë sa më shpejt!
24 Tetor, 17:46
-
'Turp për ta!' Netanyahu kritikon Macron pasi kërkoi të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
6 Tetor, 09:24
-
Lufta/ Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
6 Tetor, 08:45
-
Ylli Pata: “Arma shqiptare” që zhduku Makronin dhe po i nxin jetën Le Penn-it
1 Korrik, 20:33
-
Macron: Marrëdhëniet gjermano-franceze 'zemra e Evropës'
26 Maj, 20:08
-
Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës
23 Prill, 22:58
-
Vuçiç vizitë në Francë, i ankohet Macronit: Kosova s'ka bërë asgjë për përparimin e dialogut
8 Prill, 21:35
-
Rama dhe Macron bisedime për Liceun Francez në Korçë, ambasadorja jep detaje: Mund ta realizojmë nga shtatori i 2025
20 Mars, 15:52