Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se vendet e Ballkanit perëndimor kanë një perspektivë të qartë për të hyrë në Bashkimin Europian, ndonëse rruga e tyre do të jetë e gjatë.
 
Në një komunikatë për mediat të publikuar sot Merkel është shprehur: “Ne e mbështesim aderimin e tyre, por përvoja na mëson se kur para anëtarësimit nuk ka progres, me siguri puna nuk është më e lehtë pas anëtarësimit”.
 
Shumë thjesht, tha Merkel, - “ne besojmë se ne nuk fitojmë asgjë, nëse kriteret nuk repektohen. Dhe ka kritere shumë të qarta për etapat e afrimit drejt BE-së”, the Merkel, e cila të mërkurën pret në Berlin kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.
 
“Kritere të qarta, respektim i traktateve, atëherë perspektiva e Ballkanit perëndimor është e qartë. Në fund të Gushtit qeveria gjermane ka ftuar të gjitha vendet e Bllakanit në një konferencë në Berlin dhe Gjermania do të angazhohet fuqishëm për këtë rajon”, vazhdoi Merkel.
 
Kancelarja gjithashtu vlerësoi progresin e bërë nga Serbia për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën. Merkel pranoi se “kishte dyshuar tre vite më parë, por tashmë vërejmë progres real”.
 
Pas Greqisë në vitin 1981, Sllovenisë në vitin 2004, Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe Kroacisë në vitin 2013, mbeten gjashtë vende të tjera ballkanike që ende nuk kanë aderuar në BE, sikurse janë Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)