Merkel: Prioriteti kryesor i BE-së është mbrojtja e kufijve të jashtëm

Merkel: Prioriteti kryesor i BE-së është mbrojtja e kufijve të jashtëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se mbrojtja e kufijëve të jashtëm duhet të jetë prioriteti kryesor në bisedimet në samitin europian, që pritet të dominohet nga çështja e migracionit dhe reforma për të drejtën për azil.

“Mbi të gjitha do të jetë për të mbrojtur kufijtë e jashtëm”, tha Merkel pasi mbërriti në Bruksel për takimin e liderëve të BE-së, duke shtuar se agjencia e mbrojtjes së kufijëve europianë “Frontex” duhet të forcohet.

Merkel deklaroi se “BE-ja duhet të kërkojë një marrëveshje me shtete të rëndësishme partnere si Turqia dhe ato të Afrikës së Veriut, por kjo duhet të marrë parasysh nevojat e këtyre vendeve”.

“Shtetet që marrin shumë refugjatë kanë nevoj për ndihmë, por refugjatët dhe migrantët nuk duhet të jenë të lirë të zgjedhin në cilin vend do të shkojnë nëpërmjet procesit të azilit”, tha ajo duke iu referuar të ashtuquajturit migracion i dytë, ku azilkërkuesit e regjistruar në një vend të BE-së përpiqen të riregjistrohen në një tjetër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen