Merkel: Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje, mbështes tregun e përbashkët rajonal! Rama: Open Ballkan është pjellë e atij projekti, Kosova bën teori konspirative

Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje dhe në këtë kontekst nuk mund të zëvendësohet. Mesazhi i drejtpërdrejtë ishte i Kancelares Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.

"Ballkani Perëndimor ka mësuar të qëndrojnë së bashku me njëri-tjetrin. Ka shumë miq të Ballkanit Perëndimor në Bashkimit Evropian", tha ajo.  

Ndërsa Kryeministri Rama garantoi se Open Ballkan është pjellë e Procesit të Berlinit. Ai ka komentuar edhe refuzimin e Kosovës për të marrë pjesë, duke thënë se "bën teori konspirative", ndonëse në një dalje të mëvonshme për mediat Albin Kurti tha se "nuk e kishte idenë se për çfarë po fliste kryeministri shqiptar". 

Ballkani i Hapur është pjellë e procesit të Berlinit. Është mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush thotë të kundërtën ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Ajo që kemi diskutuar është se teoritë e konspiracionit janë të hedhura këtu nga BE për të mos na futur në BE, janë dokrra. Kancelarja në 2014 ka thënë se ju nuk jeni në BE por jeni europian. Nuk kemi pse presim që të hyjmë në BE që të ndërtojmë autostradat apo infrastrukturat digjitale apo tregjet e përbashkëta", tha Rama. 

Çfarë është procesi i Berlinit?
Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.


Lajmi kryesor:

Rama: Privilegj të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me Merkel, bëri historinë për rajonin! Kancelarja: Ballkani ka shumë miq, BE të mbajë fjalën për integrimin (VIDEO)


K.T./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja