Merkel-Putin: Futja e bonove
do nxjerrë Eurozonën nga Kriza

Merkel-Putin: Futja e bonove <br />do nxjerrë Eurozonën nga Kriza
BERLIN- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani dhe pritet që të shkojë edhe në Francë. Në Gjermani, Putin është takuar me Kancelaren gjermane Angela Merkel ku kanë diskutuar lidhur me situatën aktuale në Eurozonë dhe në Siri. Merkel dhe Putin kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp ku edhe kanë dhënë sqarime për mediat lidhur me pikat kyçe të diskutimit të tyre. Presidenti rus, Vladimir Putin, lidhur me eurobondet u shpreh: “Bonot janë shumë të rëndësishme dhe mund të ndihmojnë vendet me vështirësi ekonomike, por është europa ajo që vendos për lëshimin e këtyre bonove. Bonot do të kenë një ndikim edhe për ekoniminë ruse, sepse interesat tona përputhen me ato të Francës dhe Gjermanisë”. Ndërsa lidhur me situatën e fundit në Siri, Putin tha se konflikti në Siri duhet të zgjidhet përmes instrumentave politik, dhe për ta zgjidhur duhet durim dhe jo të përdorim dhunën. Gjithashtu, Putin ka theksuar se duhet të gjendet një tryezë e përbashkët për të zgjidhur konfliktin rus. Më tej ai tha se, do të vazhdojë në vijimësi dialogu me partnerët e Rusisë në këshillin e sigurimit, me vendet arabe, rajonale por edhe me qeverinë siriane për një zgjidhje sa më të paqme. Putin gjithashtu ka thënë se Rusia nuk e ka furnizuar Sirinë me armë. Ndërsa kancelarja merkel duke folur per situatën më të fundit në eurozonë tha: “25 nga 27 vende të eurozonës kanë nënshkruar paktin e ri fiskal, ku 5 prej tyre e kanë ratifikuar dhe presin rezultatet e referendumit ne Irlandë. Duhet të kuptojmë se stabiliteti dhe rritja ekonomike janë të lidhura me njëra-tjetrën. Emetimi i bonove shërben për të dalë eurozona nga kriza në të cilën është zhytur tashmë. Gjermania nuk është me bono shtetërore por me bono rajonale, por edhe SHBA operon me dy lloje bonosh me ato shtetërore dhe ato që përdor secili shtet”.
b.a/s.ç/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli