Merkel: Raportet mes Turqisë dhe
BE-së janë përkeqësua

Merkel: Raportet mes Turqisë dhe<br />BE-së janë përkeqësua
Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe  Turqisë janë goditur rëndë nga veprimet e Qeverisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Zhvillimet gjatë javëve të kaluara kanë goditur rëndë lidhjet Gjermani-Turqi, ashtu si edhe ato BE-Turqi”, tha Merkel para Parlamentit gjerman.

Merkel shprehu shqetësimin se referendumi i 16 prillit në Turqi, për rritjen e pushtetit të Erdoganit, nuk është mbajtur në kushte të drejta.

Por, ajo shtoi se nuk është as në interesin e Evropës, as të Turqisë që të largohen nga njëra-tjetra. “Do të punojmë drejt rikthimit të dialogut”, tha Merkel.

Ajo përmendi edhe arrestimin në Ankara të korrespondentit të një gazete gjermane, Deniz Yucel, dhe tha se një veprim i tillë “nuk është në pajtim me një shtet kushtetues”.

Yucel, gazetar i së përditshmes gjermane Die Ëelt, shtetas gjermano-turk, është arrestuar në shkurt nën akuzat për terrorizëm dhe është duke pritur gjykimin.

Marrëdhëniet Gjermani-Turqi janë përkeqësuar pas përpjekjes për grushtshtet në Turqi, korrikun e kaluar, dhe goditjes së mëvonshme të autoriteteve turke mbi komplotistët e supozuar.

Komentet e Merkelit vijnë një ditë pasi Turqia ka arrestuar mbi 1,000 njerëz nën akuzat se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Erdogan e fajëson për orkestrim të grushtshtetit.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe Merdari, Gërvalla thirrje urgjente SHBA-së, e NATO-s: Ndërhyni të parandaloni Vuçiçin për përshkallëzimin e situatës

Mbyllet edhe Merdari, Gërvalla thirrje urgjente SHBA-së, e NATO-s: Ndërhyni të parandaloni Vuçiçin për përshkallëzimin e situatës