Merkel refuzon Joe Biden për aleancën BE-SHBA kundër Kinës! Kancelarja, vigjilente kundrejt krijimit të fraksioneve

Merkel refuzon Joe Biden për aleancën BE-SHBA kundër Kinës! Kancelarja, vigjilente kundrejt krijimit të fraksioneve

Kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi thirrjet e Joe Biden për krijimin e një aleance  mes Evropës dhe SHBA-së, kundër Kinës. Në fjalimin virtual në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit ajo u shpreh se duhen shmangur ndërtimet e fraksioneve që mund të çojnë në formimin e një Lufte të Re të Ftohtë, mes Kinës dhe aleancës transatlantike BE-SHBA.

Ndërsa administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden po kërkon të grupojë së bashku demokracitë për të përmbajtur Kinën, Merkel ishte dukshëm e kujdesshme në lidhje me formimin e fraksioneve.

“Unë do dëshiroja shumë shmangien e ndërtimit të fraksioneve. Nuk mendoj se është e drejtë për shumë shoqëri, nëse do të shpreheshim se këto janë Shtetet e Bashkuara, atje është Kina dhe ne të grupohemi me njërën ose tjetrën. Kjo nuk është mënyra si duhet të funksionojnë gjërat” - u shpreh Kancelarja.

Referuar fjalimit që mbajti Presidenti Jinping në po të njëjtin forum, Merkel shprehet: “Presidenti kinez foli dje dhe unë pajtohem me të. Ne kemi nevojë për aleancë mes shumë vendeve për të arritur qëllime të përbashkëta.”

"Por ekziston një pyetje ku akoma nuk kemi një marrëveshje. Ndoshta pyetja se çfarë do të thotë kur keni modele të ndryshme shoqërore. Kur fillon ndërhyrja dhe ku mbaron? Kur qëndroni për vlerat elementare që janë të pandashme?" - tha ajo.

Duke vlerësuar marrëveshjen e investimeve BE-Kinë, udhëheqësja gjermane tha se ishte shumë e kënaqur. Ajo vlerësoi reciprocitetin, transparencën mbi subvencionet e shtetit kinez dhe hapjen e mundësisë për të hyrë në teknologjinë kineze.

Ajo më pas bëri thirrje që Presidenti Biden të gjejë gjuhë të përbashkët me BE për taksimin e kompanive dixhitale. Të dy udhëheqësit folën në telefon përpara fjalës së saj të hënën.  Dyshja ranë dakord që pandemia COVID-19 dhe sfidat e tjera globale mund të trajtohen vetëm përmes një bashkëpunimi më të ngushtë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë