Merkel: Rezistoni ndaj rrymave populiste të ekstremit të djathtë që duan shkatërrimin e BE

Merkel: Rezistoni ndaj rrymave populiste të ekstremit të djathtë që duan shkatërrimin e BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar pas krizës që ka përfshirë qeverinë austriake që nga publikimi i video skandalit me ish zv.sekretarin e këtij shteti. Merkel thekson se në mes të kësaj krize, Bashkimi Europian duhet të bëjë rezistencë ndaj të djathtës ekstreme.

"Po përballemi me rryma populiste të cilat në shumë zona, pavarësisht vlerave të tyre, po kërkojnë ta shkatërrojnë Europën dhe vlerat e saj, dhe ne duhet t’i bëjmë ballë me shumë vendosmëri kësaj situate" ka deklaruar Merkel.

"Ajo që bie nën këtë është se minoritetet nuk janë të mbrojtura, se të drejtat themelore të njeriut janë vënë në pikëpyetje dhe korrupsioni luan një rol në politikë," shtoi më pas 'zonja e hekurt'.

Forcat e ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën janë bërë bashku në një përpjekje për të 'fshirë' zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Evropian javën e ardhshme. Bashkëbiseduesi gjerman i Merkelit, Manfred Ëeber, i cili është pjesë e Parlamentit Europian, tha se skandali austriak ka justifikuar qëllimin e tij për të mos mbështetur në votime  parti të ekstremit të djathtë në përpjekjen e tij për t'u bërë presidenti i Komisionit Evropian.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 25/05/2019 15:35

    Ike o e verteta fuit na nje tas gjebab andej se evropa do behet nje shtet i vetem si amerika

    Përgjigju
  • E verteta: 20/05/2019 17:43

    Ore horra e horre te paskrupullta. Po makoma mendoni se njerezit i hane akoma broçkullat e ndotesite e gjoja 'bashkimi europian' e gjoja 'te drejtat e njeriut' qe jane vetem sllogane e propogande mashtrimi per te fshehur e maskuar kalimin e Europes e me pas te te gjithe Botes nen pushteti absolut te djallit e maskarenjve. Sa me shpejt qe te shkaterrohet eu, aq me mire do te jete per Europen e popujt e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë