Merkel-Schulz gjejnë gjuhën e
përbashkët,arrihet marrëveshja 

Merkel-Schulz gjejnë gjuhën e<br />përbashkët,arrihet marrëveshja <br>
Një marrëveshje historike është arritur sot në Gjermani, mes Angela Merkel dhe Martin Schulz. Unioni konservator dhe socialdemokratët kanë arritur kompromis për të krijuar qeverinë e re gjermane. Kështu, Angela Merkel fillon mandatin e katërt qeverisës, këtë radhë në një koalicion të ri. Kompromisi mes palëve u arrit pas debateve të gjata ditë e natë mes partisë CD, CSU dhe partisë socialdemokrate.

Ndërsa sot mediat gjermane njofton arritjen e kompromisit për një raund të ri koalicioni me bazë të gjerë mes konservatorëve dhe socialdemokratëve. Temat kryesore që kishin ngecur në fund para përfundimit të marrëveshjes ishin mënjanimi i trajtimit mjekësor me "dy klasa", siç thuhej shpesh nga socialdemokratët, dhe moszgjatja pa fund të kontratave të punës të kufizuara në kohë.

Ndërkohë media të ndryshme njoftojnë se socialdemokratët do të marrin tre poste të rëndësishme ministrore, atë të Ministrisë së Jashtme, Ministrinë e Financave, që deri më tani e kanë drejtuar konservatorët, dhe atë të Punës.

Ndërsa kristiansocialët do të marrin Ministrinë e Brendshme, ku ministër pritet të bëhet kreu i partisë, Horst Seehofer. Konservatorët e CDU do të marrin përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe të Mbrojtjes. Megjithatë para krijimit të qeverisë pritet vota e bazës socialdemokrate që nuk është shumë entuziaste për një koalicion të ri me CDU e CSU.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit