Merkel: Sulmi në Berlin, terrorist
nuk ndyshon politika mbi refugjatët

Merkel: Sulmi në Berlin, terrorist<br />nuk ndyshon politika mbi refugjatët
"Dyshojmë se ishte një sulm terrorist”, kështu u shpreh kancelarja gjermane, Angela Merkel në një konferencë për mediat një ditë pas ngjarjes në Berlin ku 12 persona u vranë nga një kamion i cili u fut në mes të turmës së njerëzve në një treg Krishtlindjesh.

Ajo e përshkroi sulmin si një "vepër të tmerrshme", ndërsa tha se shumë nga të plagosurit janë duke luftuar për jetën dhe shprehu besimin se hetimet do të vijojnë dhe dënimet do të jepen aq ashpër sa dhe ligjin e lejon.

Pas takimit me kabinetin, kancelarja Merkel do të vizitojë tregun e Krishtlindjeve ku humbën jetën 12 persona e u plagosën 48 të tjerë.

Kancelarja e cila bëri thirrje për bashkim edhe një herë konfirmoi se një ngjarje e tillë nuk e ndyshon sjelljen e Gjermanisë për të gjithë ata që kanë nevojë.
E dimë se personi që sulmoi kishte kërkuar azil në vendin tonë por do të vijojmë të mbështesim personat që duan të integrohen në vendin tonë”, u shpreh kancelarja. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023