Merkel takon Conten: Mos hapja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin, rrezik për ndikimin rus

ITALI- Kancelarja Gjermane, Angela Merkel ka zhvilluar një takim me kryeministrin italian, Giuseppe Conte ku mes të tjerave është diskutuar edhe ndikimi i forcave të tjera në Ballkanin Perëndimor. Merkel ka deklaruar se mos çelja e negociatave me Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të shërbejë si një "stimul" për vende të tjera, specifikisht Rusinë për të shtrirë ndikimin e saj në këto dy vende, për këtë arsye është zotuar se duhet dhe do të punojë shumë fort në këtë drejtim.  

“Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim,  për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Nëse nuk e bëjmë këtë aty do të hapet një boshllëk që do kërkohet të mbushet nga të tjerë. E kjo gjë nuk përputhet me interesat strategjike europiane. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe vende të NATO-s dhe ne ndajmë në këtë drejtim një strategji Atlantike", tha Merkel. 

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryeministri Italian Conte.

"Raporti dypalësh mes Italisë e Gjermanisë është modeluar në varësi të kontributit që qeveritë tona mund të japin së bashku në zhvillimin e Europës. Jemi në nisjen e legjislaturës Europiane e kjo forcon impenjimin e përbashkët në drejtimin e zgjidhjeve europiane në mënyrë që të bëjmë më efikas aksionin tonë në përballimin e sfidave europiane. Duhet të punojmë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Një temë kjo mjaft e rëndesishme për ne që e përballëm se fundi pa zgjidhjen e duhur", përfundoi Conte.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?