GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel rishpallet për të 8 herë radhazi në krye të Partisë Kristian-Demokrate të Gjermanisë, me një përqindje votash prej 96.72 %. Kjo përqindje e lartë përkrahjeje vjen pas rekordit në vitin 2012 ku ajo mori 97. 94 % të votave të partisë që udhëheq Gjermaninë në koalicion me disa parti të tjera.
I pranishëm në këtë kongres të 27-të të CDU-së (pra Partisë Kristian-Demokrate të Merkel) mori pjesë dhe kreu i së djathtës Lulzim Basha, i cili përmes rrjetit social “Facebook” ka përshëndetur rizgjedhjen e Merkel. Basha ka shtuar se partitë europiane të djathta pjesëmarrëse në këtë kongres, po ashtu kanë ngritur shqetësimin e opozitës shqiptare për gjendjen e demokracisë në vend.
“Në Keln gjatë Kongresit të CDU-së, ku u rikonfirmua Kancelarja Merkel, u zgjodh edhe lidershipi i partisë simotër. Në takime me personalitete të larta të politikës gjermane dhe evropiane, mbizotëron shqetësimi i thellë për gjendjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.
Nuk ka asnjë reflektim nga dyshja Rama-Meta por vetëm përpjekje për t’i hedhur hi syve partnerëve evropiane. Këtë sapun s'e blejnë më për djathë as shqiptarët e as Europa”, thotë kreu i PD, Lulzim Basha.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com