Mërkuri hyri në retrogradë, çfarë do të thotë kjo për secilën shenjë?

Mërkuri hyri në retrogradë, çfarë do të thotë kjo për secilën shenjë?

Foto ilustruese

Në 14 janar Mërkuri hyri në retrogradë dhe do vazhdojë të lëvizë mbrapsht deri më datë 3 shkurt. Ky Mërkur po ndodh në shenjën e ujorit dhe duhet thënë se është i pari nga disa të tjerë që do i ndjejmë gjatë këtij viti. Që Mërkuri shkakton probleme, të gjithë e dimë dhe efektet e tij mund të keni nisur t’i ndjeni. Por si do ndikojë tek secila shenjë?

Dashi

Miq të vjetër po rikthehen në jetën tuaj dhe nëse nuk doni t’i keni pranë duhet t’ua thoni. Mos harroni që ata që ju rrethojnë tregojnë shumë për personin që ju jeni.

Demi

Të ngatërrosh jetën tënde profesionale me atë sociale është problem dhe këtë retrogradë, pikërisht kjo do kthehet në mësim për ju. Vendos limite të shëndetshme dhe mos lejo askënd të përfitoj nga kofidencat që i jep jashtë ambienteve të punës.

Binjakët

Ke një marrëdhënie në distancë? Nuk ka rëndësi nëse është shoqëri apo dashuri, dikush po përgatit një udhëtim për t’u rikthyer tek ti. Gjithashtu, nëse po organizon vetë një udhëtim, shikoji mirë të gjithë skedulimet dhe detajet, pasi Mërkuri mund të prishë çdo gjë.

Gaforrja

Kjo retrogradë është emocionale për gaforret. Bëj kujdes me çdo veprim që do bësh dhe mëso të largosh njerëzit që i bëjnë dëm shëndetit tënd mendor.

Luani

Luanët do kenë drama në dashuri. Të gjitha vetëm prej kokëfortësisë, ndaj mësoni të vini veten në vendin e personit tjetër, përndryshe do keni shumë debate.

Virgjëresha

Hidhini një sy shëndetit se e keni lënë pas dore. Mos punoni aq shumë dhe jepini kohë trupit dhe mendjes të qetësohet, para se gjërat të dalin jashtë kontrolli.

Peshorja

Për peshoret kjo retrogradë do jetë e lehtë, madje gjithë zodiaku do jetë xhelozë për ju. Jepini pak gjallëri jetës suaj se gjërat po bëhen të mërzitshme.

Akrepi

Jeta në shtëpinë tuaj po bëhet ca dramatike dhe zënkat janë më të shpeshta se zakonisht. Mundohu t’i shmangesh debateve dhe sikleteve. Pusho dhe fokusohu tek vetja.

Shigjetar

Do keni probleme të shumta me udhëtimet. Makina mund t’iu prishet, do keni vonesa dhe gjëra të këtij lloji. Shko para kohe kudo që të shmangësh problemet.

Bricjapi

Kurse sa më shumë para, pasi kjo retrogradë do të dëmtojë financiarisht më shumë sesa mendon. Qëndro i përgatitur.

Ujorët

Mendo para se të flasësh. Me Mërkurin në retrogradë çdo gjë që thua kthehet në rrezik.

Peshqit

Relaksohu, pusho, medito, vazhdo jetën. Kjo është një periudhë introverte për peshqit dhe më e mira që mund të bëjnë është ta shfrytëzojnë për veten e tyre.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë