Merr detyrën komandanti i ri i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ferdinant Dimo

Merr detyrën komandanti i ri i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ferdinant Dimo

Ferdinant Dimo dhe Niko Peleshi

Pasi drejtoi për një periudhë 14 - mujore Forcën Tokësore, në detyrën e zëvendëskomandantit, gjeneral brigade Ferdinat Dimo është prezantuar sot në detyrën e re, atë të komandantit të Komandës Mbështetëse.

I pranishëm në ceremoni, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në prani edhe të  shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji u shpreh se: “Gjeneral brigade Ferdinant Dimo vjen në krye të Komandës Mbështetëse pas një karriere të gjatë ushtarake, në detyra të të gjitha niveleve dhe ofron një shembull të shkëlqyer të ushtarakut serioz, bashkëpunues dhe të respektuar. Për një periudhë 14 - mujore, gjeneral Dimo shërbeu në detyrën e zëvendëskomandantit të Komandës së Forcës Tokësore, detyrë të cilën e ka përmbushur me profesionalizëm të lartë dhe përkushtim. Kjo falë edhe rezultateve dhe arritjeve të trashëguara nga gjeneral Kingji, ish - komandant i Forcës Tokësore, aktualisht shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA”.

Sipas ministrit Peleshi, falë rezultateve të arritura nën drejtimin e gjeneral brigade Xhebexhisë, komandanti i ri i Komandës Mbështetëse do ta ketë më të lehtë që të vijojë të çojë përpara këtë strukturë vitale dhe tepër të rëndësishme për Forcat e Armatosura.

Teksa evidentoi arritjet e Forcave të Armatosura, veçanërisht gjatë vitit të fundit, ministri i Mbrojtjes siguroi se, mbështeja financiare e Qeverisë do të vijojë të jetë e shumanshme, jo vetëm në drejtim të pagave, por edhe të strehimit, transportit dhe të kujdesit shëndetësor: “Forcat e Armatosura vijojnë të transformohen dhe modernizohen dita ditës me armatim, teknikë dhe pajisje nga më modernet. Projektet ambicioze të modernizimit me teknikë, aparatura dhe pajisje të Komandës Mbështetëse, jo vetëm që do të mundësojnë arritjen e një stadi më të lartë të gatishmërisë dhe operacionalitetit, por edhe do të ofrojnë një mbështetje më të plotë e më të gjithanshme për të gjitha strukturat e tjera të Forcave të Armatosura”, - theksoi ministri Peleshi.

Ceremonia e prezantimit të gjeneral brigade Ferdinant Dimo, në detyrën e komandantit të Komandës Mbështetëse zhvillohet një ditë pas prezantimit në detyrën e komandantit të Forcës Tokësore të gjeneral brigade Ilir Xhebexhia.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)