Një banesë në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët, por nuk ka dëme në njerëz. Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët në banesën në katin e 8-të të një pallati në rrugën Shtraus.
Brenda ndodhej një grua, e cila mori lëndime të lehta dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Komento