Një banesë në katin e parë të një pallati tre katësh është përfshirë në flakë rreth orës 14:30 të mesditës së sotme në Hoxhare të Fierit.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar te cilët kanë arritur të dalin në kohë. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa të moshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal të Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse ku falë ndërhyrjes së tyre, zjarri u vu nën kontroll.
Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.