Tymi i zi 'pushton' Maminasin, shkrumbohet nga flakët fabrika e re e tullave, po bënte prova për të nisur aktivitetin, plagoset punonjësi 57 vjeçar (VIDEO)

Një fabrike e re tullash në Maminas e cila do të niste sot aktivitetin është shkrumbuar nga flakët gjatë paradites. Siç shihet nga pamjet e Report Tv zjarri është i përmasave të madha, ndërsa i plagosur ka mbetur punëtori i fabrikës, 57-vjeçari Besnik Bojaku, i cili është dërguar tek reparti i djegieve në QSUT. Kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana tha për "Report TV" se 57-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Tymi i zi është përhapur gjithandej në zonën pranë autostradës, duke ndotur ambientin. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrëfikëset, të cilët kanë evakuuar personelin dhe kanë vënë nën kontroll flakët. Shefi i ndërhyrjes Vladimir Zhupa tha se shkak i zjarrit  dyshohet se është bërë shkëndija elektrike, ndërsa dëmi i shkaktuar është i madh. Fabrikës që do të niste sot aktivitetin prodhues i është shkatërruar investimin me vlerë afro 2 milionë euro, në pronësi të biznesmenit Ylli Braka.

Në ndihmë për fikjen e zjarrit, veç atyre të Shijakut, kanë ardhur edhe zjarrfikëse nga Durrësi, Vora dhe Kombinati. Tentativa e punëtorëve për shuarjen e flakëve me fikse dore nuk ka rezultuar e suksesshme.

"Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas,  Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve  të  rënies së zjarrit", thotë policia.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
Zjarri në fabrikë e tullave në Maminas, kryebashkiaku i Shijakut: Punonjësi 57 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë! Ka pësuar djegie të shkallës së tretë

 

Kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të 57-vjeçarit Besnik Bojaku, i cili mbeti i plagosur ditën e sotme si pasojë e zjarrit që përfshiu një fabrikë të re tullash në Maminas.

Në një lidhje me Skype për "Report TV", Arbana tha se 57-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë te reparti i djegieve në QSUT dhe se ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

" Në orët e para të ditës sot një zjarr i madh përfshiu fabrikën e tullave. Morëm lajmin dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe më pas na u bashkuan grupe nga Durrësi dhe Tirana. Për 1 orë e 15 minuta situata ishte në kontroll. Fatkeqësisht mbeti i plagosur Besnik Bojaku, i cili punonte prej 5 vitesh në fabrikë, gjendja e tij është e rënduar, ka pësuar djegie të shkallës së tretë", tha ai.

Ora 14:32
Zjarri në fabrikën e tullave, komandanti i repartit të zjarrfikëses dhe shefi i ndërhyrjes së shpejtë: Shkak dyshohet shkëndija elektrike, dëmi shumë i madh

 

Komandanti i repartit të zjarrfikësave Durrës, Adriatik Velaj dhe shefi i ndërhyrjes Vladimir Zhupa kanë dhënë detaje për zjarrin e rënë në fabrikën e tullave në Maminas. Shkak sipas tyre dyshohet se është bërë shkëndija elektrike, ndërsa dëmi ka qenë i madh. Aktualisht situata është nën kontroll.

"Bashkëveprimi ishte, ka paisje, janë respektuar dhe është ndërhyrë nga punëtorët. Ndërhyja e forcave tona ishte decizive. Ka dëme në makineri, por dëmi i shpëtuar është më i madh se ai i shkaktuar", tha Velaj.

"Kemi marr ënjoftim për një zjarr dhe njoftimi ka ardhur nga qytetarë dhe duke e menduar fabrikë kemi nisur automjete. Mendohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike. Kur erdhëm na thanë se një punonjës është nisur drejt spitalit. Dëmi është goxha i madh. Tani situata është nën kontroll, po bëhet pastrimi", shtoi Zhupa.

Ora 12:21
Merr flakë fabrika në Maminas, po bënte prova për të nisur punën! Plagoset person, dërgohet në spital

 

Fabrika që ka marrë flakë në qendër të Maminasit, ishte gati pë të hyrë në punë dhe sot po bënte prova kur ka marrë flakë. Dyshohet se është plagosur një person i cili është dërguar në spital. Dyshohet se brenda saj mund të ketë një depozitë gazi. Dëmi është mjaft i madh, ndërsa farbika kapte vlerën prej 2 milion eurosh.

"Në vijim të informacionit të dhënë mbi zjarrin e rënë në fabrikën e re të tullave në Maminas,  Shijak është lënduar nga zjarri, shtetasi B.B., 57 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja