Kabina elektrike te spitali Shefqet Ndroqi u përfshi nga flakët mesditën e sotme, por fatmirësisht zjarri nuk preku godinën. Flakët u vunë nën kontroll shpejt, ndërsa në vendngjarje shkuan dy zjarrfikës duke bërë të mundur normalizimin e situatës.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në kabinën elektrike, ndërsa Policia ka nisur hetimet.
Komento