Një autobus ka marrë flakë mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.

Gazetari i Report Tv Ronaldo Gjoshi raportohen se bëhet fjalë për një difekt teknik, ndërsa zjarrfikësja ka shuar flakët.

"Rreth orës 13:30, në autostradën "Tiranë-Elbasan", në fshatin Dopaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të një autobusi në lëvizje, me drejtues shtetasin F. K.", njofton policia.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.  Si pasojë e djegies së kamionit, disa shtëllunga tymi qarkulluan në autostradë.