DURRËS- Lokali i reperit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa lokali rezulton në emër të babait të Noizyt, Bashkim Rajkut.

Pas kësaj situate, ka pasur një reagim nga stafi i lokalit ‘Zins’, që ndodhet në lagjen numër 1 në Durrës, një ndër më të frekuentuarat të qytetit bregdetar. ‘Zins’ thotë se shkak i zjarrit është bëjë një shkëndijë elektrike, ndërsa Report Tv ka arritur të sigurojë fotot pas flakës. Në fakt, siç edhe vihet re, flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, aq sa kanë arritur që të shkrumbojnë çdo gjë që ndodhej brenda lokalit.

Duke qenë se është shkrumbuar gjithçka, lokali do të jetë i mbyllur. Në njoftimin zyrtar të policisë, nuk përcaktohet shkaku i zjarrit, ndonëse lokali thotë se ka qenë një shkëndijë elektrike.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se po punojnë për zbardhjen e shkakut të këtij zjarri. Ata akoma nuk kanë artikuluar ndonjë konkluzion lidhur me këtë ngjarje. Por po hetohet për dy pista, zjarrvënie e qëllimshme ose me një zjarr aksidental. Për këtë qëllim hetuesit do të kontaktojnë me pronarin dhe administruesin e lokalit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:23
Dalin FOTOT/ Si është shkrumbuar totalisht nga flakët lokali i Noziyt

 

Lokali i reperit Noziy është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit. Policia ende nuk ka përcaktuar shkaqet, ndërsa vetë stafi i lokalit pretendon se ka qenë një shkëndijë elektrike. Në fakt, siç shihet edhe nga fotot që Report Tv sjell, zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, pasi ka shkrumbuar totalisht çdo gjë brenda lokalit. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se po punojnë për zbardhjen e shkakut të këtij zjarri. Ata akoma nuk kanë artikuluar ndonjë konkluzion lidhur me këtë ngjarje. Por po hetohet për dy pista, zjarrvënie e qëllimshme ose me një zjarr aksidental. Për këtë qëllim hetuesit do të kontaktojnë me pronarin dhe administruesin e lokalit.