Një automjet është djegur tërësisht në Qafën e Muzinës. Dyshohet se makina ka marrë flakë nga një defekt në sistemin elektrik të makinës ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në aksin rrugor Qafë Muzinë - Jorgucat, ku mori flakë automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin G. Z., 55 vjeç, banues në Sarandë.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Djegia e automjetit ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh në aksin Gjirokastër-Sarandë. Një pjesë e mirë udhëtojnë për pushime verore ndërsa ka edhe të tjerë që udhëtojnë për punë.
Komente

