Një automjet është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

Automjeti me targa AA852PA rezulton në pronësi të Rezart Çelës, banues në këtë fshat, ndërsa flakët shkrumbuan tërësisht automjetin.

Zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në motor. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.