Merr flakë apartamenti te 'Fresku' në Tiranë! Një nga fëmijët e çiftit ndodhej në apartament, u nxorr jashtë nga banorët (VIDEO)

Një apartament ka marrë flakë ditën e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.

Siç shihet dhe nga videoja e Report Tv nga zjarri ka dëme materiale por i gjithë pallati është rrethuar nga tymi duke krijuar panik te banorët.

Në flakë është përfshirë apartamenti në katin e 3-të, i cili ka dëme të mëdh materiale. Bëhet me dije se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në apartament jetojnë një çift i ri me dy fëmijë të vegjël. Kur kanë filluar flakët një prej fëmijëve ka qenë brenda, por e kanë nxjerrë jashtë banorët aty pranë.

Dy zjarrfikëse në vendngjarje, kanë vënë shkallët nga jashtë pallatit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

1610621163_zjarrtirane.jpg

1610620775_zjarrtefresku.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Zjarri te 'Fresku'/ Njëri nga fëmijët ndodhej në apartament, u nxorr jashtë nga banorët

1610621533_Sequence03.00001117.Still018.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri i rënë sot në një pallat në zonën e Freskut në Tiranë.

Në apartament jetojnë një çift i ri me dy fëmijë të vegjël. Kur kanë filluar flakët një prej fëmijëve ka qenë brenda dhe e kanë nxjerr banorët.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    10 vjet më pas, a është bërë drejtësi për 21 janarin?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Lëviznin pa maska në rrugë, gjobiten 453 qytetarë në 24 orët e fundit