VIDEO/ Merr flakë një fabrikë mobiliesh në Fier, 4 zjarrfikëse në vendngjarje! Punëtorët mundohen të ‘shpëtojnë’ materialet

Një fabrikë mobilierie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm - Çlirim në Fier, ku katër zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe mbi 50 punëtorë po mundohen të nxjerrin nga flakët materialet e paprekura. 

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 13:50. Fillimisht janë përfshirë nga flakët magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera.

Katër mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve por e kanë shumë të vështirë  pasi në magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.

"Në fabrikën e sfungjerit në pronësi të shtetasit H. B., ka rënë zjarr.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit", njofton policia.

Ndërkohë rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerrin prej ambienteve të pa përfshira nga flakët bazën materiale.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.

Lajmi në përditësim...

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thesaret e muzeut arkeologjik të Prizrenit, mes objekteve sëpata e Noelitit të Hershëm. Hoxha: Kemi qindra artefakte të tjera që Serbia refuzon t’i kthejë!

Thesaret e muzeut arkeologjik të Prizrenit, mes objekteve sëpata e Noelitit të Hershëm. Hoxha: Kemi qindra artefakte të tjera që Serbia refuzon t’i kthejë!